Shasivari dhe Trajkoska-Strezoski diskutojnë Ligjin e ri për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

Nga D. V.
647 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari realizoi takim pune me drejtoreshën e Akadmeisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë, Irina Trajkoska Strezoski, ku u diskutua për gjendjen aktuale dhe sfidat me të cilat përballet Akademia, si dhe për Ligjin e ri për Akademinë për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë, i cili është në procedurë qeveritare, informojnë nga Ministria dikasteriale.

Me zgjidhjen e propozuar ligjore do të krijohen kushte për funksionimin e papenguar të Akademisë, përfshirë tejkalimin e ngecjes së deritanishme dhe vazhdimin e procesit të pranimit dhe trajnimit të gjeneratës së re të dëgjuesve të Akademisë.

“Ligji i propozuar parasheh avancimin e kornizës normative për funksionimin e Akademisë, me qëllim zbatimin më efikas të procedurave për pranimin, trajnimin dhe përgatitjen praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë të ardhshëm, si dhe sigurimin e vazhdimësisë në zbatimin e programeve të trajnimit fillestar dhe të vazhdueshëm”, thuhet në kumtesë.

Vëmendje e veçantë gjatë takimit iu kushtua kushteve hapësinore dhe teknike për punën e Akademisë, si dhe nevojës për forcimin e kapaciteteve të saj, duke pasur parasysh vëllimin e aktiviteteve që vijojnë.

Ministria e Drejtësisë dhe Akademia vazhdojnë punën e përbashkët për avancimin e cilësisë së trajnimeve dhe forcimin e kapaciteteve të sistemit të drejtësisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër