Mbretëresha Camilla tregoi se e kishte të vështirë të heshtte për diagnozën e kancerit të bashkëshortit të saj, mbretit Charles III.
Ajo e kishte mësuar për diagnozën disa ditë para se ajo të bëhej publike më 5 shkurt 2024.
Gjatë një vizite në një qendër të organizatës Maggie’s, Camilla tha se kishte dashur të fliste për gjendjen e Charles, por e kuptoi se nuk ishte momenti i duhur.
Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla
Theksoi se heshtja ishte veçanërisht e vështirë për të.
Pas publikimit të diagnozës, Charles zgjodhi të fliste hapur për sëmundjen, duke thyer traditën e familjes mbretërore për të mbajtur çështjet shëndetësore private.
Sipas organizatës Maggie’s, deklarata e tij ndikoi që më shumë burra të kërkonin kontrolle mjekësore, derisa numri i meshkujve që vizituan qendrat e saj u rrit me 12 për qind.
Camilla, e cila është presidente e Maggie’s që nga viti 2008, tha se përvoja me sëmundjen e Charles e bëri të kuptonte edhe më shumë rëndësinë e mbështetjes psikologjike dhe praktike për pacientët me kancer.
Gjithashtu vlerësoi qëndrimin e Charles ndaj sëmundjes, duke thënë se vendosi të mos lejonte që diagnoza ta ndalonte dhe zgjodhi të përballej me të me vendosmëri.

