QMK: Kamerat inteligjente alarmuan në kohë për zjarrin pranë Nikushtakut

Nga D. V.
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 gusht, Zhurnal.mk – Kamerat inteligjente të Qendrës për Menaxhim me Kriza kanë detektuar në kohë një zjarr në territorin e fshatit Nikushtak, në Komunën e Likovës, njoftojnë nga QMK. Pas alarmit, janë njoftuar menjëherë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe “Pyjet Kombëtare” – Kumanovë, për ndërhyrje në terren. Nga QMK thonë se sistemi mundëson monitorimin e zjarrit në kohë reale dhe ndihmon në koordinimin e resurseve, si dhe në përcaktimin e drejtimit të përhapjes së zjarrit deri në lokalizimin dhe shuarjen e tij.

“Përmes sistemit për detektimin e hershëm të zjarreve pyjore me kamera inteligjente, të instaluar në Qendrën për Menaxhim me Kriza, në kohë është detektuar një zjarr në territorin e fsh. Nikushtak, Komuna e Likovës. Pas detektimit të zjarrit, menjëherë janë njoftuar Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Kumanovë dhe Ndërmarrja Publike „Pyjet Kombëtare“ – Kumanovë, me qëllim ndërmarrjen e masave përkatëse dhe intervenimin në terren. Sistemi për detektimin e hershëm u mundëson operatorëve në Sektorin për Operacione dhe Koordinim pranë QMK-së të kontrollojnë dhe drejtojnë kamerën, duke mundësuar që gjendja me zjarrin të monitorohet vazhdimisht në mënyrë vizuale dhe në kohë reale. Në këtë mënyrë, paralelisht me monitorimin e zjarrit, mundësohet edhe koordinimi dhe drejtimi në kohë i resurseve në dispozicion në terren, si dhe përcaktimi i drejtimit të përhapjes së zjarrit, deri në lokalizimin dhe shuarjen e plotë të tij”, shkroi Muhamed Ali, drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër