Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD më 27 gusht / Zbardhet rendi i ditës dhe platforma e modernizimit

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 gusht Zhurnal.mk – Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në orën 18:00, mbledhje e cila do të zhvillohet në selinë qendrore të partisë.

Sipas njoftimit zyrtar drejtuar anëtarëve, në rendin e ditës është paraqitja dhe miratimi i platformës për modernizimin e brendshëm të forcës politike, si dhe zhvillimi i infrastrukturës së saj digjitale.

Ky dokument pritet të përcaktojë hapat konkretë për përditësimin e organizimit të brendshëm të strukturave, me fokus të veçantë te integrimi i teknologjisë dhe mjeteve digjitale në aktivitetin e përditshëm politik. Mbledhja zhvillohet në kuadër të procesit të riorganizimit të brendshëm që po ndërmerr selia e kaltër.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër