Tragjedia në Shëngjin, zbulohet emri i personit të vdekur dhe atij që mbeti i lënduar – u prenë nga helika e gomones

Nga Xh M
882 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 20 gusht Zhurnal.mk – Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit ku një i ri humbi jetën ndërsa miku i tij u lëndua.

Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji ndërsa i plagosuri Uran Marku.

Sipas Top Channel, në gomone kanë qenë një grup të rinjsh, ndërsa dy prej tyre kanë rënë prej mjetit lundrues.

Ata janë prerë nga helika e gomones, duke rezultuar fatale për njërin prej tyre, dhe duke lënë të lënduar tjetrin. Në vijim pritet që policia të sqarojë detajet e plota të ngjarjes së rëndë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër