Tiranë, 20 gusht Zhurnal.mk – Këtë të enjte në Tiranë po mbahet protesta qytetare e 82-të kundër qeverisë.
Qytetarët janë grumbulluar si zakonisht në sheshin ‘Skënderbej’ në Tiranë.
Protestuesit, me postera e pankarta në duar, zhvendosen drejt godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë disa fjalime.
Më tej, protestuesit do të vijojnë marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke bërë thirrje drejtuar për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama./CNA
