“Sapo kam dalë nga birucat e komisariatit të Himarës pas përplasjes me kryeministrin”, Rama reagon pas akuzave të Konomit

Nga D V
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe gazetari e publicisti Arjan Konomi janë përfshirë në një incident në Vuno, në Jug të vendit.

Pas pretendimeve të Konomit për një sjellje agresive, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e gazetarit.

Rama ka publikuar edhe një video, e cila sipas tij tregon një version krejt të ndryshëm të ngjarjes nga ai i paraqitur nga Konomi.

Në reagimin e tij, kryeministri akuzon gazetarin se ka paraqitur veten si “viktimë të dhunuar”, ndërsa pretendon se Konomi ka ofenduar bashkëshorten e tij, Linda Rama, si dhe ka bullizuar djalin e tyre.

” QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar”, ka shkruar Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër