Pagesa online për të huajt që u kapën nga “Safe City”! 8 sportele në Tabanocë, por sërish ka ankesa për pritje të gjata

Nga Xh M
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 gusht Zhurnal.mk – “Dy ditë pas rrëmujës së madhe këtu në vendkalimin kufitar të Tabanocës, dita e tretë duket pak sa më e relaksuar pasi që nga katër sportelet që funksionuan dy ditë, prej sot po funksionojnë tetë sportele të pikpagesave të kundërvajtjeve në trafik nga shtetasit e huaj, të cilët kanë kaluar apo kanë qëndruar në Maqedoni, por shumë prej tyre ankohen se aplikacioni on-line nuk po funksionon dhe ka shumë vonesa në pritje në 40°C për të paguar gjobat”.

Në ditën e tretë të zbatimit të pagesës së gjobave në kufirin e Tabanocës nga shtetasit e huaj të kapura prej kamerave të “Safe City”, është vënë në zbatim edhe aplikacioni për pagesa online. Por, shumë prej të huajve ankohen në pengesa të funksionimit të këtij aplikacioni dhe në mungesë të terminaleve për të paguar direkt në sportel me kartë bankare, gjë që i detyron të shkojnë në qytetin më të afërt, në këtë rast Kumanovë, për të paguar nëse nuk iu bën aplikacioni.

“Në çdo vend normal ta dërgojnë gjobën në adresë të shtëpisë. Nuk ka POS-terminal këtu askush nuk di asgjë! Nga sot ju keni aplikacionin për të bërë pagesën on-line! Por, nuk punon se e shkarkuam por nuk funksionon! Nuk është normale në 2026 të pritet në 40°C nxehtësi. E di që nuk jeni në BE, por duhet të bëni diçka sepse nuk është normale të qëndrohet këtu”.

-Nuk e di çfarë u bë, vetëm na morën pasaportat dhe tani presim si të çmendur këtu në kufi! Në 40°C e më shumë vapë kjo është jashtë logjikës.
-Çfarë ju thonë?
-Kemi bërë kundërvajtje, OK por vendos kartelën e paguan dhe jo gjithë këta njerëz të presim si të çmendur.

QYTETAR NGA RUMANIA (3256/0.01-0.14/0.25-0.35)
-Unë jam nga Rumania, po pres të paguaj gjobën edhe pse isha shumë i kujdesshëm në rrugë, por mbase vetëm një herë e kam tejkaluar limin me 6km/h supozoj që nga aty e kam tiektën…
-A keni ndonjë ankesë këtu?
-Po të qëndrosh në këtë vapë me fëmijë të vegjël nuk është OK!”.

Nga Ministria e Brendshme thonë se prej sot janë hapur 8 pikëpagesa në vendkalimin kufitar të Tabanocës dhe kjo ka ulur dukshëm kohën e pritjes për pagesë të gjobave. Ai tregoi edhe se si mund të paguhen online.

“Përmes aplikacionit shtetasit e huaj do të mund thjesht dhe drejtpërdrejtë të marrin info për kundërvajtjet në trafik të evidentuara nga sistemi ‘Safe City’, të kenë qasje në fletëpagesat e gjobave ashtu edhe t’i paguajnë borxhet në formë elektronike. Posi të kyçen në aplikacion shoferi duhet ta fotografoj se ta skanoj patentën e shoferit, ta vendos targën e automjetit që e ka vozitur në shtetin tonë dhe në atë mënyrë shtetasit e huaj, të cilët janë evidentuar për kundervajtje në trafik në territorin e shtetit tonë do të munden të informohen në kohë reale”, tha Goce Andreev.

Me kamerat inteligjente gjatë hyrjes në pikën kufitare lexohen targat e automjeteve dhe nga kontrollet kufitare ndalohen vetëm ato automjete që kanë bërë kundërvajtje në trafik. Ata që nuk kanë bërë shkelje lëshohen pa u kontrolluar. Kjo data-bazë ka evidentuar të gjitha shkeljet nga 1 shkurti, kur hyri në fuqi sistemi “Safe City” dhe po zbatohet nga 19 gushti, fillimisht në vendkalimin kufitar të Tabanocës dhe pastaj do të zgjerohet edhe në tjerat pika, për të ndaluar çdo veturë të huaj që ka bërë shkelje në trafik.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër