Tiranë, 21 gusht Zhurnal.mk – Gjykata e Lartë ka njoftuar nisjen e procedurës për zgjedhjen e Kryetarit të ri të institucionit, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Procedura nis në respektim të afatit 60-ditor, pasi mandati trevjeçar i Kryetarit aktual, i zgjedhur më 17 tetor 2023, përfundon më 17 tetor 2026.
Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë që plotësojnë kriteret ligjore dhe dëshirojnë të kandidojnë për këtë funksion mund të paraqesin shprehjen e interesit nga data e publikimit të njoftimit deri më 11 shtator 2026.
Kandidatët duhet të dorëzojnë gjithashtu dokumentacionin e përcaktuar në rregullat e miratuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Sipas njoftimit, procedura e zgjedhjes do të përfundojë përpara përfundimit të mandatit të Kryetarit aktual. Synimi është që Kryetari i ri të nisë ushtrimin e detyrës më 18 tetor 2026, duke garantuar vijimësinë e funksionimit të Gjykatës së Lartë.
