168 km/h në zonën 80-e, holandezi privohet nga liria në Tabanoc

Nga Xh M
694 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tabanoc, 21 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në Pikën Kufitare Tabanoc, policia ka ndaluar një 35-vjeçar nga Holanda, i cili me një Porsche me targa holandeze ishte kapur nga sistemi “Safe City” duke vozitur me 168 km/h në një zonë ku lejohej maksimumi 80 km/h, holandezi është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

“Një shtetas i huaj privohet nga liria në vendkalimin kufitar “Tabanoc“ – ngiste me shpejtësi 168 km/h në vend ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h

Sot (21.08.2026), në orën 13:15, në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë daljes nga Maqedonia, zyrtarët policorë kanë ushtruar kontroll në një automjet motorik të udhëtarëve, “Porshe”, me targa holandeze, i drejtuar nga M.A. (35), shtetas i Holandës.

Gjatë verifikimit të bërë përmes sistemit „Safe City“ është konstatuar se personi është evidentuar si kryerës i veprës penale sipas nenit 297-A të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”, përkatësisht se e ka drejtuar automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë, në vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

M.A. është privuar nga liria dhe ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal përkatës për kryerjen e veprës penale”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër