JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

Nga Xh M
943 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zv.presidenti amerikan, JD Vance tha në një intervistë së fundmi, se konflikti mes SHBA dhe Iranit, ka hyrë tashmë në një ‘fazë të re’, duke shtuar se presioni ekonomik është arma më efektive ndaj Iranit. Po ashtu, nr. dy i Shtëpisë së Bardhë theksoi se Uashingtoni dhe Teherani po ushtrojnë këtë presion, reciprok ndaj njëri-tjetrit. Gjatë intervistës, Vance u kujdes po ashtu të nënvijëzojë se aplikimi i presionit ekonomik ndaj Iranit është një ‘kërcim delikat’ sepse Irani po ashtu mund të kërcënojë me të njëjtin mjet Amerikën.

Por realiteti I javëve të fundit ka treguar se është shumë larg Amerikës. Sa I takon çmimit të naftës, që në javët e fundit është rritur në vazhdimësi për shkak të lëvizjeve të Iranit mbi ngushticën e Hormuzit, Vance e pranon se çmimi ka shkuar vërtet shumë lart.

Trump vazhdimisht e ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me operacionin më të rëndë ekonomik që bota ka përjetuar ndonjëherë. Paralajmërimet përfshijnë sipas Trump, institucionet financiare, sipërmarrjet private dhe shtetërore, aeroportet apo godinat qeveritare dhe pasojat do të jenë shumë të rënda: izolim dhe më pas mposhtje e Iranit, thotë presidenti amerikan. Ministri I jashtëm Iranian tha këtë javë se Teherani zyrtar do të përdorë të gjitha mjetet dhe kapacitetet e saj, për të mbrojtur interesin kombëtar dhe të drejtat legjitime të popullit Iranian.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër