Pacolli dhe Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen 4.4 milionë euro për Objektin Ç në Skenderaj

Nga D V
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për financimin e programeve të banimit, përmes së cilës do të mundësohet bashkëfinancimi i Objektit Ç në kuadër të kompleksit UÇK.

Marrëveshja është nënshkruar me ministren e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ndërsa vlera e projektit kap shumën prej 4.4 milionë eurosh, të kredituara nga Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës.

Sipas kryetarit të komunës, projekti është pjesë e programit të Banimit Social Adekuat dhe do të jetë i dedikuar me prioritet për familjet e dëshmorëve të Komunës së Skenderajt.

Ai e ka cilësuar këtë projekt si një obligim institucional dhe moral ndaj familjeve që, siç ka thënë, dhanë më të shtrenjtën për lirinë e Kosovës.

Kryetari ka bërë të ditur gjithashtu se synimi është që të realizohet edhe Objekti K, me qëllim të kompletimit të kompleksit UÇK dhe përmbushjes së zotimeve ndaj familjeve të dëshmorëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër