Nikolovski: Qeveria bën gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar transportuesit, po lidhim marrëveshje bilaterale me vendet pjesë të zonës Shengen

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Qeveria ka mirëkuptim të plotë për transportuesit maqedonas, po ndërmarrim aktivitete për gjetjen e zgjidhjeve përmes marrëveshjeve bilaterale me vendet anëtare të zonës Shengen, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolovski, duke potencuar se Maqedonia së shpejti do të lidhë marrëveshje të reja me vendet anëtare të zonës Shengen dhe në këtë mënyrë po e zgjidh vetë problemin.

„Kemi mirëkuptim të plotë për transportuesit dhe po përpiqemi në kuadër të mundësive tona të ndihmojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Bëhet fjalë për rregulla në zonën Shengen, ndërsa ajo që ne mund të bëjmë është të nënshkruajmë marrëveshje bilaterale me vendet anëtare të zonës Shengen. Këtë tashmë e bëjmë dhe kemi arritur marrëveshje me disa vende, ndërsa në periudhën e ardhshme do të punojmë intensivisht edhe për marrëveshje me vende të tjera. Gjatë shtatorit është paralajmëruar takim në nivel të lartë me qeverinë austriake, gjatë tetorit me qeverinë sllovene, kështu që ne nuk ndalemi dhe vazhdojmë të punojmë për marrëveshje bilaterale me të gjitha vendet që janë të gatshme“, theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i transportit.

Ai theksoi se qëllimi është të sigurohet mbulimi i itinerareve në të cilat më së shpeshti lëvizin transportuesit maqedonas.

„Shohim në përgjithësi të mbulojmë itineraret ku tradicionalisht transportuesit maqedonas më së shpeshti shkojnë. Me Zvicrën tashmë ka marrëveshje, me Kroacinë ka marrëveshje, me Rumaninë ka marrëveshje. Siç thashë, të ardhshëm për bisedime janë Austria dhe Sllovenia, dhe gjithashtu po punojmë edhe me Gjermaninë“, theksoi Nikolovski.

Sipas tij, në këtë mënyrë përfshihen vendet ku ka frekuencë më të madhe të transportuesve maqedonas, ndërsa Qeveria dhe Ministria vazhdojnë me punën për gjetjen e zgjidhjeve shtesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër