Petrovska në Mëngjesin e Lutjeve në Kiev: Pranoi dekoratë nga Zelenski për mbështetjen ndaj Ukrainës

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Deputetja Slavjanka Petrovska mori pjesë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve të Ukrainës, i cili u mbajt më 23 gusht në Kiev, në prag të shënimit të 35‑vjetorit të pavarësisë së vendit.

Ngjarja, e cila mbahet nën patronazhin e presidentit të Ukrainës, paraqet një tubim shpirtëror dhe diplomatik që i bashkon liderët botërorë dhe vendas në përpjekjet për paqe dhe drejtësi.

Në kuadër të qëndrimit në Kiev, Petrovska realizoi takim me Igor Zhovkva, zëvendës‑shef i Kabinetit të Presidentit të Ukrainës.

Në takim, ajo konfirmoi mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë për Ukrainën dhe përkushtimin ndaj arritjes së një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.

Gjatë vizitës, Petrovska u dekorua me urdhrin “Princesha Olga” të shkallës së parë, të cilin më 4 shtator 2023 ia kishte ndarë presidenti ukrainas për kontributin e saj në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Ukrainës.

Nga shërbimi për shtyp i Kuvendit u njoftua se pjesëmarrja e saj është shprehje e solidaritetit të vendit ndaj popullit ukrainas në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të tij.

artikuj të ndërlidhura