Zjarrfikësit e Shkupit shpëtuan një viç nga zjarri i madh në malin e Kitkës

Nga D V
614 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Gjatë përballjes me zjarrin e madh që ka përfshirë zonën mbi fshatin Paligrad, në malin e Kitkës, zjarrfikësit e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit kanë shpëtuar një viç të vogël, i cili kishte mbetur i rrethuar nga flakët.

Lajmin e bëri të ditur drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali, i cili theksoi se zjarret përbëjnë rrezik jo vetëm për natyrën, pronën dhe jetën e njerëzve, por edhe për kafshët.

Ali bëri apel për përgjegjësi dhe kujdes maksimal për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se pasojat e tyre prekin të gjitha qeniet e gjalla, pavarësisht nëse shkaktohen qëllimisht apo nga pakujdesia.

“Ta mbrojmë natyrën, njerëzit, pronën dhe kafshët”, apeloi drejtori i QMK-së.

Ndërkohë, sipas të dhënave të QMK-së, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 33 vatra zjarri, prej të cilave katër vazhdojnë të jenë aktive.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër