Rama mbledh kabinetin në Pogradec, ministrat raportojnë për punën dhe prioritetet e mandatit të katërt

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 gusht, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot mbledhjen e zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar në qytetin e Pogradecit.

Anëtarët e kabinetit qeveritar po raportojnë mbi rezultatet e punës së çdo dikasteri.

Takimi vjen një ditë pas mbledhjes me drejtuesit politikë të PS-së në 12 qarqe dhe krerët e komisioneve parlamentare, po në Pogradec.

Në raportimin e tyre ministrat janë fokusuar te puna e bërë deri më tani si dhe prioritetet në vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës të PS-së.

Të pranishëm në këtë takim janë edhe drejtues të institucioneve dhe agjencive qendrore.

Ndërkohë në fokus të takimit të një dite më parë ishin prezantimi i “Besa” dhe ‘Pasqyrë Albania’, një platformë unike ku çdo shqetësim i qytetarëve do të reflektohet dhe ndiqet në kohë reale nga institucionet.

artikuj të ndërlidhura