Kryeparlamentari Gashi zhvillon takim lamtumire me ambasadorin e Turqisë

Nga D V
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi takim lamtumire me ambasadorin e Turqisë në vend, Fatih Ulusoy, para përfundimit të mandatit të tij diplomatik.

Sipas njoftimit të Kuvendit, Gashi shprehu mirënjohje për ambasadorin Ulusoy për kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, ndërsa u riafirmua interesimi i përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Në fokus pritet të jetë forcimi i bashkëpunimit ndërparlamentar në nivel dypalësh dhe shumëpalësh, zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.

Duke e falënderuar për bashkëpunimin e frytshëm dhe intensiv, Gashi i uroi ambasadorit Ulusoy suksese në angazhimet e ardhshme profesionale. Kryetari i Kuvendit shprehu gjithashtu bindjen se Ulusoy do të vazhdojë edhe në të ardhmen ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër