Eksperti i Prokurorisë për rastin “Pulse”: Gjendja e objektit në vitin 2012 nuk e ka shkaktuar pasojën e zjarrit në vitin 2025

Nga D V
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Ekspertët e ndërtimtarisë në seancën e sotme për rastin “Puls” po u përgjigjen pyetjeve të mbrojtjes. Në fokus të marrjes në pyetje janë gjetjet lidhur me materialet e përdorura në objekt, veçanërisht sfungjeri poliuretanik për izolim akustik, si dhe rikonstruksionet dhe ndërhyrjet në strukturën e objektit.

Profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski, në cilësinë e ekspertit të angazhuar nga Prokuroria Publike, po u përgjigjet pyetjeve të mbrojtjes.

Gjatë marrjes në pyetje, avokati e pyeti Markovskin nëse pajtohet se gjendja e objektit në ditën kur ai ishte dhënë me qira, në dhjetor të vitit 2012, nuk është shkak për pasojat e zjarrit.

Markovski u përgjigj: “Po, për pasoja të tilla, pajtohem!”

Përgjigjja u dha në kuadër të ekspertizës për shkaqet dhe pasojat e zjarrit.

Në seancën e kaluar, sipas asaj që u prezantua në ekspertizë, u evidentuan disa lëshime lidhur me objektin dhe veprimet e institucioneve kompetente: Nuk ishte përgatitur dokumentacioni i duhur teknik; Nuk ishte siguruar kryerës profesional dhe mbikëqyrje; nuk kishte kontroll të cilësisë dhe nuk ishin ndërmarrë të gjitha masat e parapara për mbrojtje nga zjarri; Nuk ishte kryer mbikëqyrje inspektuese nga inspektori i autorizuar i ndërtimtarisë; Nuk ishte kryer mbikëqyrje inspektuese nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim; Nuk ishte konstatuar përmbushja ose mospërmbushja e kushteve minimale teknike nga Inspektorati Shtetëror i Tregut; Ishte dhënë pëlqim nga Ministria e Punëve të Brendshme, pavarësisht mangësive në zgjidhjen e komunikacionit”.

Ekspertiza dhe pyetjet e mbrojtjes vazhdojnë, ndërsa në qendër të shqyrtimit janë shkaqet e zjarrit dhe lidhja shkakësore mes gjendjes së objektit, ndërhyrjeve të mëvonshme dhe pasojave të zjarrit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër