Sali: Reformat maten me rezultate konkrete

Nga D V
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali deklaroi sot se, reformat maten me rezultate konkrete.

“Sot prezantuam Strategic Priorities Expertise Facility (PREF), një mekanizëm i propozuar nga Kombet e Bashkuara që do t’u mundësojë institucioneve qasje më të shpejtë në ekspertizë të specializuar kombëtare dhe ndërkombëtare për zbatimin e Agjendës së Reformave.

Ekspertiza është mbështetje e rëndësishme, por përgjegjësia mbetet tek ne: ne i përcaktojmë prioritetet, ne e udhëheqim procesin dhe ne duhet t’i zbatojmë rezultatet.

Qëllimi është i qartë – reforma në kohë, institucione më funksionale, rezultate të prekshme për qytetarët dhe bizneset dhe progres më i shpejtë drejt anëtarësimit të plotë në BE.”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër