Vajza e Michael Jackson në qendër të vëmendjes, Paris feston albumin e dytë

Nga D V
399 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Paris Jackson, vajza e ikonës së muzikës Michael Jackson, festoi në Los Angeles lançimin e albumit të saj të dytë, “Happiest Day of My Life”, në një event të mbushur me familjarë dhe emra të njohur të showbiz-it.

28-vjeçarja u shoqërua nga vëllai i saj Prince Jackson dhe tezja LaToya Jackson, ndërsa në festë morën pjesë edhe Paris Hilton, Nicky Hilton, Willow Smith dhe Evan Ross.

Paris u shfaq me një fustan krem me dantella dhe çizme kaki, duke zgjedhur një stil të frymëzuar nga moda boheme, shkruan DailyMail.

Gjatë mbrëmjes, ajo u fotografua duke përqafuar Willow Smith dhe duke pozuar me të ftuarit. Ndërkohë, LaToya tërhoqi vëmendjen me një kostum të artë metalik.

“Happiest Day of My Life” është albumi i dytë i Paris Jackson, pas “Wilted”, të publikuar në vitin 2020.

Me projektin e ri, ajo synon të eksplorojë një tingull më të ashpër dhe eksperimental, duke vijuar të ndërtojë identitetin e saj si artiste.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër