Qeveria përgatit ulje të TVSH‑së për të zbutur shtrenjtimin e derivateve të naftës

Nga D V
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Njoftimi për ulje të mundshme të TVSH‑së vjen në periudhë kur shtrenjtimi i derivateve të naftës sërish e rrit presionin mbi buxhetet familjare, por edhe mbi sektorin e transportit dhe biznesit. Sipas paralajmërimeve të kryeministrit, Qeveria do të vazhdojë me kujdes ta ndjekë gjendjen në tregjet botërore dhe zhvillimin e krizës në Lindjen e Mesme, ndërsa masat konkrete do t’i sjellë varësisht nga lëvizjet e çmimeve.

Mickoski siguron se qëllimi është njëkohësisht të garantohet furnizim i qëndrueshëm, të kufizohen goditjet e çmimeve ndaj qytetarëve dhe të mos rrezikohet stabiliteti makroekonomik. Ai thekson se shteti ka plan dhe strategji për përballimin e pasojave të krizës në Gjirin Persik, duke shtuar se rezervat shtetërore janë të mjaftueshme për të mbuluar një pjesë të konsiderueshme të nevojave.

Kryeministri theksoi se Maqedonia aktualisht ka disa nga çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, duke bërë krahasime me Shqipërinë, Serbinë dhe vendet fqinje. Ai shtoi se inflacioni në korrik ishte 2,3 për qind në nivel vjetor, krahasuar me 16 për qind në korrik të vitit 2022, duke e përdorur këtë si argument për konsolidimin e sistemit ekonomik nga ana e Qeverisë aktuale.

Në lidhje me pensionet, Mickoski konfirmoi se në shtator do të ketë rritje të re, por jo më në formë lineare. Rritja do të bëhet sipas metodologjisë ligjore për harmonizim, e cila i merr parasysh rritjen e pagës mesatare dhe shpenzimet e jetesës. Përqindja e saktë e rritjes do të dihet pas përfundimit të llogaritjeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër