Teren i ri sportivë për gjimnazistët në Shkup

Nga D V
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Gjimnazistët në Shkup po marrin terrene të reja dhe bashkëkohore të pajisura për sport, me ç’rast krijohen kushte më të mira për sport dhe aktivitet fizik në shkollat e mesme.

Siç thekson Orce Gjorgjievski, investimet në infrastrukturën sportive janë të drejtuara drejt krijimit të kushteve të sigurta dhe cilësore, ku të rinjtë do të mund të merren aktivisht me sport, të zhvillojnë zakone të shëndetshme dhe ta shfrytëzojnë në mënyrë të plotë kohën e lirë.

Terenet e reja janë të punuara me dysheme polipropileni të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshme, të të njëjtit tip si ato që u përdorën në Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024. Me këtë, sipas njoftimit, sigurohet më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe kushte të përshtatshme për stërvitje, lojë rekreative dhe gara.

Nga Qyteti theksojnë se zhvillimi i infrastrukturës sportive në shkolla do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim që të rinjtë të kenë më shumë mundësi për sport dhe aktivitet fizik.

Investimet në sport, siç thekson Gjorgjievski, janë investime në shëndetin, zhvillimin dhe të ardhmen e të rinjve, ndërsa terrenet e reja duhet të jenë hapësirë ku do të krijohen gjenerata të reja sportistësh dhe kampionësh të ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër