Klekovski në Spitalin e Tetovës: Brenda dy muajve do të nis punësimi i 600 specialistëve

Nga D V
1,979 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski, sot vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës, prej ku tha se ka përfunduar procesi i punësimit 1500 personave personel mjekësor, të cilët kanë qenë me kontratë.

Ai tha se me këtë është përfunduar procesi që ata e kanë pritur gjatë.

“Me këtë hap e kemi përfunduar një proces që mjekët e rinj gjatë e kanë pritur. 1500 punonjës me kontratë që kanë qenë në gjithë vendin. Për dy muaj do të fillojë procesi i punësimit të 600 specialistëve, prej të cilëve 22 do të punojnë në Spitalin e Tetovës”, tha Klekovski.

Ai foli edhe për investimin në Spitalin e Tetovës, për të cilin tha se bëhet fjalë për investim të madh, në të cilin do të jenë të përfshirë edhe Banka Botërore edhe Komuna e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër