Përfshihen nga zjarri tri vetura në Prishtinë dhe një pjesë e një shtëpie

Nga D V
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Selman Lokaj” në Prishtinë, më 25.08.2026 – 01:10.

“Është raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri tri vetura dhe një pjesë e shtëpisë së viktimës m/k. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti po hetohe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër