Begaj pret ambasadoren: Belgjika mbështetëse në procesin e integrimit tonë evropian

Nga D V
896 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, Olga Cogen me rastin e pranimit të Letrave Kredenciale.

Presidenti i Republikës vlerësoi vendimin për hapjen për herë të parë të Ambasadës së Mbretërisë së Belgjikës me seli në Tiranë.

Gjatë takimit u riafirmua angazhimi për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe me Belgjikën, bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane, dialogun e ngushtë politik dhe bashkëpunimin e fortë brenda NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Begaj vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke theksuar se për Shqipërinë integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet.

Kreu i Shtetit e siguroi ambasadoren Cogen për mbështetjen e Institucionit të Presidentit dhe institucioneve shqiptare në kryerjen me sukses të misionit të saj diplomatik në Shqipëri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër