Shkup, 26 gusht, Zhurnal.mk – Fillimi i ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë sipas kryeministrit Hristian Mickoski është historik sepse sot po bëhet realitet – po fillon të realizohet edhe pse, siç tha, tashmë mbi dy dekada projekti ishte paraqitur si “vetëm sa s’ka filluar të realizohet”. Theksoi se ky projekt ishte mes prioriteteve të Qeverisë që nga formimi i saj para 25 muajve.
“Do të jetë me rëndësi të posaçme për qytetarët e dy vendeve tona, Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të thotë lidhje më e mirë, transport dhe këmbim më i mirë, diçka që është atribut jashtëzakonisht i rëndësishëm në shekullin 21 dhe është në korelacion me prioritetet strategjike të Qeverisë – sepse si shtet nuk kemi dalje në det, të jemi udhëkryq i dy korridoreve të rëndësishme evropiane: 8 dhe 10”, theksoi Mickoski në fjalimin me rastin e fillimit të ndërtimit të autistradës Shkup – Bllacë.
Dërgoi tre porosi nga ngjarja – se Qeveria e realizon premtimin për këtë prioritet kyç dhe pret, tha, përparim të konsiderueshëm nët erren. Shprehi kënaqësi që një kompani nga vendi do t’i kryejë punët ndërtimore, që, tha, është vlerë e shtuar për ekonominë e vendit dhe përmbushje e, gjithashtu, një prioriteti kryesor – më shumë vende pune për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
“Sot nuk do të ndalemi këtu. Shumë shpejtë prej sot vazhdojmë me edhe një aks autostrade, që është pjesë e Korridorit 8, i cili do t’i lidhë vendin Bukojçan dhe autostradën Kërçovë – Ohër, që presim ta inaugurojmë në fillim të vitit të ardhshëm. Me atë do të krijohen kushte në një moment në territorin e vendit të ndërtohen gjashtë akse autostradash që nuk ka ndodhur asnjëheër më parë. Ato janë akset Bllacë – Shkup, Tetovë – Gostivar, Gostivar – Bukojçan, Bukojçan – Kërçovë, Kërçovë – Ohër dhe Prilep – manastir. Ky është momnt historik për qytetarët dhe për vendin”, theksoi Mickoski.
Porositi edhe se me këtë projekt fillon ndërtimi i të ardhmes për të rinjtë tanë. Siç tha, politikanët janë kalues dhe i vlerësojnë sipas veprave që do t’i lënë pas vetes.
“Mendoj se ne do tëlëmë vepra kapitale të cilat do ta caktojnë të ardhmen e shtetit dhe do të sigurojnë të ardhme për të rinjtë, të cilët në vend se të largohen nga atdheu, ky do të jetë motiv të qëndrojnë këtu, ndërsa ata të cilët u larguan të tentojmë t’i kthejmë dhe së bashku, nga shtëpia, të luftojmë për atdheun tonë të përbashkët. Ne do të fokusohemi në ripërtëritjen ekonomike të shtetit”, theksoi Mickoski.
