Nis fotografimi i ri ajror i territorit të Shqipërisë

Nga D V
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Sot ka nisur zyrtarisht procesi i fotografimit të ri ajror të territorit të Republikës së Shqipërisë, një projekt me rëndësi të veçantë që realizohet në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).

Projekti synon përditësimin e informacionit gjeohapësinor dhe forcimin e kapaciteteve për monitorimin, planifikimin dhe administrimin e territorit.

Faza e parë e projektit ka nisur me fotografimin ajror të 680 km² të zonave urbane, duke sjellë një nivel të ri cilësie dhe saktësie në mbledhjen e të dhënave gjeohapësinore.

Risia e këtij projekti është përdorimi i teknologjive me rezolucion shumë të lartë prej 5 cm GSD, si dhe skanimi LIDAR me densitet 10 pika/m².

Qëllimi kryesor i projektit është përditësimi dhe zhvillimi i Hartës Bazë për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, duke mundësuar krijimin e një informacioni hartografik të saktë, të detajuar dhe të përditësuar.

Për herë të parë në këtë projekt do të përfshihet edhe fotografimi ajror oblik, i cili do të mundësojë krijimin e produkteve të avancuara gjeohapësinore, përfshirë modele dhe imazhe 3D të zonave urbane (3D City).

Këto të dhëna do të krijojnë mundësi të reja për analizën, vizualizimin dhe administrimin e hapësirave urbane, mjedisit, bujqësisë dhe shumë fushave të tjera.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër