Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Nga D V
1,004 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur  sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin gjatë këtij mandati.

“Franca ka qenë përherë shtet mik i Kosovës dhe qytetarëve tanë. I shpreh mirënjohje të veçantë Ambasadorin Guerot për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe të Francës”, u shpreh kryetari Hamza.

Kryetari Hamza i uroi suksese Ambasadorit Guerot në angazhimet e tij të ardhshme, duke vlerësuar lartë kontributin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër