Ministria e Shëndetësisë: 70 kredi pa interes për mjekët dhe infermierët

Nga Xh M
868 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë. 26 gusht Zhurnal.mk – Mjekët dhe infermierët do të kenë mundësi të përfitojnë kredi pa interes për blerjen e një banese, në kuadër të skemës së mbështetjes për profesionistët e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale njoftoi hapjen e thirrjes për 70 kredi të lehtësuara, ndërsa aplikimet do të nisin më 27 gusht 2026 dhe do të jenë të hapura deri më 25 shtator 2026.

“Hapet thirrja për 70 kredi me 0% interes për mjekët dhe infermierët. Një tjetër mbështetje konkrete për profesionistët e shëndetësisë që duan të blejnë banesën e tyre. Aplikimet hapen më 27 gusht 2026 dhe përfundojnë më 25 shtator 2026”, thuhet në njoftimin e MSHMS-së. Aplikimet do të kryhen përmes portalit “e-Albania” dhe kriter kryesor për të përfituar nga ky program është punësimi në administratën publike, sipas përcaktimeve të ligjit “Për strehimin social”.

Po ashtu të interesuarit nuk duhet të kenë banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose duhet të kenë një banesë nën normat e strehimit. “Nuk duhet të zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme me vlerë mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar. Nuk duhet të jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social”, thuhet më tej në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër