Vdes aktori i njohur Tim Curry

Nga D V
760 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Aktori britanik Tim Curry, i njohur më së shumti për interpretimin e personazhit të pazakontë Frank-N-Furter në filmin muzikor The Rocky Horror Picture Show, ka vdekur në moshën 80-vjeçare.

Curry e kishte interpretuar fillimisht këtë rol në skenë, para se ta rikthente në versionin filmik të vitit 1975. Filmi me kalimin e viteve është shndërruar në një vepër kult dhe vazhdon të ketë një numër të madh fansash, shkruan BBC, transmeton klankosova.tv.

Aktori ishte gjithashtu i njohur për rolin e kllounit të frikshëm Pennywise në versionin televiziv të vitit 1990 të It, bazuar në romanin e Stephen Kingut. Në vitin 1996, ai luajti edhe rolin e Long John Silver në filmin Muppet Treasure Island.

Ndër filmat e tjerë ku mori pjesë janë Annie, The Hunt for Red October, Home Alone 2 dhe Scary Movie 2.

Gjatë karrierës së tij në Broadway, Curry u nominua për tre çmime Tony.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër