Mosha nuk e ndal, 66-vjeçarja shkruan historinë me skateboard

Nga D V
577 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një grua nga Kalifornia ka zgjatur rekordin e saj si “skateboardistja” më e vjetër në botë që merr pjesë në gara, duke konkurruar në moshën 66-vjeçare.

Judi Oyama, e cila merret me skateboard që nga mosha 13-vjeçare, ishte 66 vjeç e 25 ditë kur mori pjesë në Kampionatin Botëror të Skateboardingut Slalom në Brazil, në nëntor të vitit 2025.

Guinness World Records konfirmoi se pjesëmarrja e saj i dha asaj rekordin për “skateboardisten” grua më të moshuar në gara, duke përmirësuar rekordin e saj të mëparshëm. Oyama e kishte vendosur për herë të parë këtë rekord në vitin 2024, në moshën 64-vjeçare.

Ajo synon ta thyejë sërish rekordin në tetor, gjatë World Skate Games.

Oyama filloi të garojë profesionalisht në vitin 1975 dhe në vitin 2018 u përfshi në Skateboarding Hall of Fame.

“Ndjej se çdo vit kam garuar në nivelin tim më të mirë, por me kalimin e moshës e kuptoj se nuk kam nevojë t’i dëshmoj asgjë askujt”, tha ajo për Guinness World Records.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër