Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Një fëmijë dyvjeçar mbrëmë ka përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, pasi është helmuar me insekticide.
Nga Sektori për Punë të Brendshme bëjnë të ditur se më 26 gusht 2026, në orën 22:22, në SPB Kumanovë është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se tek ata ishte sjellë një fëmijë dyvjeçar nga Kumanova, i cili ishte helmuar me insekticide.
Nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës njoftojnë se fëmija është në gjendje stabile.
“Bëhet fjalë për një fëmijë dyvjeçar, i cili është pranuar në repartin e ORL-së. Nuk ka erozion. Është stabil, në gjendje të mirë dhe me gjetje të rregullta sipas sistemeve organike”, informojnë nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës.
Nga policia bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ky është rasti i tretë i një fëmije të helmuar brenda vetëm një muaji në Kumanovë.
