Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bulqizë, 27 gusht Zhurnal.mk – Beteja me zjarret në Bulqizë vijon prej orësh, ndërsa flakët mbeten aktive në disa zona dhe terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në tokë.

Dy helikopterë kanë ndërhyrë nga ajri për rreth katër orë, duke hedhur ujë mbi vatrat aktive në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Vatrat problematike ndodhen në Qafë-Helmes, ku zjarri ka përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe pisha, si dhe në lartësitë mbi fshatin Vajkal. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca operacionale për izolimin e flakëve.

Pavarësisht intensitetit të zjarrit, deri tani nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Prioriteti i ekipeve të emergjencave mbetet izolimi i vatrave aktive dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt zonave përreth.

Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa ndërhyrja nga ajri pritet të vijojë në varësi të kushteve në terren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër