Shkup, 28 gusht, Zhurnal.mk – Më 27/28.08.2026, deri në orën 07:30, u regjistruan gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur, nga të cilat 4 janë aktive, 3 janë nën kontroll dhe 24 janë shuar.
Katër zjarret aktive janë në Komunën e Sarajit: fshati Kopanicë (bimësi e ulët); Komuna e Gostivarit dhe Makedonski Brodit: fshati Tërnovo (Komuna e Gostivarit) drejt fshatrave Bitovo, Zagrad dhe Strajane (Komuna e Makedonski Brodit) (pyll i ulët, bimësi e ulët, kullota dhe fier); Komuna e Çashkës: mbi fshatin Nezhilovë, m.v. Svatovi (bimësi e ulët dhe bredha); Komuna e Jegunovcit: fshati Kopance (pyll i përzier).
