Udhëheqja e Sektorit të Operacioneve të NATO-s në Kosovë, Maqedonci: Biseduam për sigurinë dhe koordinimin me NATO-n

Nga D V
628 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 28 gusht, Zhurnal.mk – Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se ka takuar sot Blanca Hereza Atienza, udhëheqësen e Sektorit të Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të NATO-s, së bashku me delegacionin e saj.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se me Atienzan ka diskutuar për zhvillimet e sigurisë në rajon, situatën aktuale dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.

Lexoni të plotë postimin:

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në Ministrinë e Mbrojtjes, Blanca Hereza Atienza, udhëheqësen e Sektorit të Operacioneve Aktuale në Divizionin e Operacioneve të NATO-s, së bashku me delegacionin e saj.

Gjatë takimit diskutuam për zhvillimet e sigurisë në rajon, situatën aktuale dhe rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe NATO-s.

Vlerësova bashkëpunimin e vazhdueshëm me NATO-n dhe kontributin e Aleancës për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe stabil në Kosovë dhe rajon.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n dhe për të kontribuar, me kapacitetet tona, në sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër