Mexhiti vlerëson ambasadorin Ulusoy: Miqësia mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, urë e fortë

Nga Xh M
1,126 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 gusht Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka shprehur vlerësim dhe mirënjohje për ambasadorin e Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy, me rastin e përmbylljes së misionit të tij diplomatik në vend.

Mexhiti, përmes një njoftimi, theksoi kontributin e ambasadorit Ulusoy në avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.

“Me rastin e përmbylljes së misionit diplomatik të Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy, shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen tonë për kontributin e tij të çmuar gjatë mandatit në vendin tonë”, ka deklaruar Mexhiti.

Sipas tij, qasja e ambasadorit Ulusoy ka ndihmuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Me qasjen e tij të hapur, miqësore dhe konstruktive, Ambasadori Ulusoy ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit dhe në forcimin e marrëdhënieve të ngushta ndërmjet dy vendeve tona”, theksoi Mexhiti.

Bashkëkryetari i VLEN-it e ka falënderuar ambasadorin turk për bashkëpunimin gjatë mandatit, duke i uruar sukses në angazhimet e ardhshme.

“E falënderojmë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që e ka karakterizuar gjatë gjithë misionit të tij diplomatik, duke i uruar shumë suksese në angazhimet e ardhshme”, u shpreh Mexhiti.

Në fund, ai nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke theksuar se miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë do të vazhdojë të forcohet.

“Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë që do të vazhdojmë ta ndërtojmë dhe ta fuqizojmë së bashku”, deklaroi Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër