Detaje të reja/ Si humbën jetën dy fëmijë 4 dhe 11 vjeç dhe gjyshja e tyre 74-vjeçare gjatë aksidentit në Koper

Nga Xh M
877 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Koper, 28 gusht Zhurnal.mk – Familja me shtetësi të Maqedonisë së Veriut jetonte në Ravenna të Italisë dhe ishte me origjinë nga fshati Zhitineni i komunës Qendër Zhupë.

Në “Audi A4” udhëtonin prindërit, dy fëmijët dhe nëna e drejtuesit. Vetura fillimisht preku barrierën mbrojtëse dhe më pas u përplas fuqishëm me rimorkion e një kamioni të ndalur për shkak të defektit.

Vajza 4-vjeçare, vëllai i saj 11-vjeçar dhe gjyshja 74-vjeçare vdiqën në vend. Nëna 33-vjeçare pësoi lëndime të lehta, ndërsa babai 39-vjeçar, sipas saktësimit të fundit të policisë, nuk u lëndua.

Shkaku i saktë i aksidentit vazhdon të hetohet.

Tre anëtarë të një familjeje me origjinë nga fshati Zhitineni i komunës Qendër Zhupë kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi pasditen e së enjtes, më 27 gusht 2026, në autostradën A1 të Primorskës në Slloveni.

Viktimat janë një vajzë vetëm 4 vjeçe, vëllai i saj 11-vjeçar dhe gjyshja e tyre 74-vjeçare. Të tre, së bashku me prindërit e fëmijëve, ishin shtetas të Maqedonisë së Veriut me vendbanim në Itali. Familja jetonte në Ravenna.

Detajet, të cilat mbrëmjen e aksidentit nuk ishin bërë publike, u konfirmuan të premten nga Drejtoria e Policisë së Koperit. Inspektori Peter Leban sqaroi se gruaja 74-vjeçare ishte nëna e drejtuesit të veturës, ndërsa dy fëmijët që humbën jetën ishin vajza dhe djali i tij.

Identitetet me emër të viktimave dhe të dy prindërve nuk janë publikuar nga autoritetet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër