Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për 6 persona të lënduar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 29 gusht Zhurnal.mk – Një bombol gazi ka shpërthyer pak më parë në një banesë në Markatomaj të Lezhës, duke shkaktuar panik dhe dëme në banesë.

Sipas të dhënave paraprake, si pasojë e shpërthimit dyshohet se janë lënduar 6 persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe ekipet zjarrfikëse, ndërsa po punohet për përcaktimin e rrethanave të plota të shpërthimit.

Të dhënat për gjendjen shëndetësore të të lënduarve dhe shkaqet e ngjarjes pritet të bëhen të ditura në vijim.

artikuj të ndërlidhura