Moti sot

Nga Xh M
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 gusht Zhurnal.mk – Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Në disa vende do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale, me reshje shiu të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 15 deri në 23 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 36 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë.

Gjatë javës së re të punës do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, me kushte për paqëndrueshmëri të dobët lokale gjatë orëve të pasdites.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër