Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon. Si lëvizi tregu i pasurive të paluajtshme në vitin e fundit

Nga Xh M
1,140 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 gusht Zhurnal.mk – Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri mbetet në rritje, por me ritme më të ngadalta se më parë. Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave në 6-mujorin e dytë 2025 u rrit me 11.7% krahasuar me gjashtëmujorin paraardhës dhe me 28% në krahasim me një vit më parë, ndërsa në 6-mujorin e parë rritja vjetore kishte qenë 41.7%.

Në Tiranë ngadalësimi është më i dukshëm: çmimet mbetën të pandryshuara nga gjashtëmujori i mëparshëm dhe u rritën vetëm 4.4% në bazë vjetore, kundrejt 32.6% në fillim të vitit. Banka e Shqipërisë thotë se kontributin kryesor në rritjen e indeksit të përgjithshëm e kanë dhënë zonat bregdetare.

Koha mesatare e shitjes së banesave u ul në rang vendi, në 9.1 muaj nga 11.6 më parë, me rënie të fortë në Tiranë (8.1 muaj) dhe rritje të lehtë në bregdet (9.9 muaj).

Financimi bankar mbetet i rëndësishëm: rreth 61% e shitjeve janë realizuar me kredi. Blerësit jorezidentë përbënin rreth 25% të banesave të shitura në 6-mujorin e dytë, gjysma prej tyre shtetas të BE-së.

Numri i kontratave të shitblerjes së regjistruara në ASHK arriti në rreth 36 mijë gjatë 2025-s, në rritje me 14% krahasuar me vitin e kaluar (9% për Tiranën), megjithëse kjo shifër nuk pasqyron plotësisht tregun për shkak të kontratave të porosisë të pashënuara ende në kadastër.

Ofertën e re e nxit edhe rritja rekord e të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë: 18.3 miliardë lekë në 6-mujorin e parë 2026, tre herë më shumë se një vit më parë. Rreth 68% e këtyre të ardhurave erdhën nga Bashkia Tiranë, ndërsa rritje të forta shënuan edhe Himara, Saranda, Durrësi dhe Golemi.

Investimet e huaja në prona vazhdojnë të jenë motor i rëndësishëm i tregut. Sipas Bankës së Shqipërisë, ato arritën vlerën rekord prej 561 milionë eurosh në 2025-n, në rritje me 48%, duke përbërë mbi 34% të totalit të Investimeve të Huaja Direkte. Stoku total i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme u vlerësua në 2.63 miliardë euro në fund të vitit, me rritje 29% brenda vitit.

Analistët e tregut vlerësojnë se rritja e mëtejshme e çmimeve me ritmet e deritanishme është e paktë, për shkak të ofertës në rritje, tendencave demografike negative dhe shtrëngimit të pritshëm të kredisë bankare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër