Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

Nga Xh M
741 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 gusht Zhurnal.mk – Sot, më 30 gusht, shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur, ditë që rikthen në vëmendje fatin e mijëra personave të zhdukur gjatë luftërave dhe konflikteve.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona rezultonin të zhdukur.

Edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës së viteve 1998-1999, 1.577 persona vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur, sipas të dhënave të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë. Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, sot Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, do të bëjë homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër