“Këtu bëhen edhe dasma”, Harry Styles bën shaka për martesën e Taylor Swift në Madison Square Garden

Nga D V
1,055 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Harry Styles bëri një koment me humor për martesën e ish-të dashurës së tij, Taylor Swift, gjatë koncertit në Madison Square Garden në New York.

Këngëtari 32-vjeçar, i cili po zhvillon rezidencën e tij në New York si pjesë e turneut “Together, Together”, iu referua martesave që zhvillohen në arenën e famshme.

“Jemi në Madison Square Garden, shtëpia e kampionëve të botës, New York Knicks”, tha ai, përpara se të shtonte me shaka: “Dhe këtu bëhen edhe dasma”.

Komenti i tij vjen pasi u raportua se Harry ishte ftuar në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce më 3 korrik, por nuk kishte mundur të merrte pjesë për shkak të një koncerti në Londër, shkruan DailyMail.

Në dasmë ishte e pranishme e fejuara e tij, Zoe Kravitz, e cila është shoqe prej vitesh me Taylor.

Harry dhe Taylor u lidhën në fund të vitit 2012 dhe u ndanë në janar të vitit 2013. Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 13 vite nga lidhja e tyre, dy yjet duket se ruajnë marrëdhënie miqësore.

Më herët gjatë rezidencës në New York, Harry kishte bërë sërish shaka me fansat, duke komentuar me humor aromën e sqetullave të tyre gjatë një ushtrimi frymëmarrjeje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër