Osmani mbështet Bekim Sejdiun për president: Një figurë me integritet dhe vizion

Nga D V
671 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht, Zhurnal.mk – Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani, ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaturën e profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Republikës së Kosovës.

Osmani e ka vlerësuar Sejdiun si një profesionist të dëshmuar dhe figurë me integritet, duke thënë se ai përfaqëson seriozitetin dhe vizionin që kërkon posti i presidentit.

“Sot, Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin që kërkon një përgjegjësi e tillë. Prof. Dr. Bekim Sejdiu”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se Sejdiun e njeh prej 25 vitesh dhe se ka pasur mundësi të bashkëpunojë me të, përfshirë gjatë kohës sa ishte presidente e Kosovës.

“Për mua, ai është gjithashtu një bashkëpunëtor i dëshmuar, me të cilin kam pasur nderin të bashkëpunoj për 25 vite, përfshirë në kabinetin tim gjatë mandatit tim si Presidente, si dhe ta njoh nga afër përkushtimin, karakterin dhe përgjegjësinë e tij”, ka deklaruar Osmani.

Ish-presidentja ka thënë se vendimi për zgjedhjen e presidentit u takon përfaqësuesve të zgjedhur të Republikës së Kosovës, duke e cilësuar përgjegjësinë e tyre si historike.

Ajo ka bërë thirrje që vendimi të merret duke pasur parasysh interesin shtetëror, stabilitetin institucional, fuqizimin e aleancës euroatlantike dhe demokracinë.

“Ta bëjmë këtë zgjedhje duke menduar për Kosovën që duam të ndërtojmë, për interesin shtetëror, për stabilitetin institucional, për fuqizimin e aleancës euroatlantike e për demokracinë”, ka shkruar Osmani.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër