Përplasje e dhunshme në Kumanovë: 4 persona sulmojnë 2 vëllezër, njëri përfundon në spital

Nga D V
854 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 gusht, Zhurnal.mk – Dy vëllezër janë sulmuar fizikisht në lagjen „Igo Trichkoviq“ – njëri ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa policia ka arrestuar një nga të dyshuarit

Një përleshje e dhunshme ka tronditur mbrëmjen e së dielës Kumanovën, ku dy vëllezër janë sulmuar fizikisht nga katër persona.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen „Igo Trichkoviq“, ndërsa pas incidentit njëri prej vëllezërve është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Sipas njoftimit të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, në lidhje me rastin, rreth orës 22:00, policia ka privuar nga liria M.J. (34), nga një fshat i Kumanovës.

Dyshohet se ai, së bashku me J.S., O.A. dhe N.N., të gjithë nga fshati Tërmecë i Kumanovës, kanë sulmuar fizikisht dy vëllezërit V.C. (32) dhe S.C.

Pas sulmit, S.C. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, ndërsa tek vëllai i tij, V.C., janë konstatuar lëndime trupore.

Ekip i SPB Kumanovë ka kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes, ndërsa policia thotë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Hetimi pritet të përcaktojë rrethanat e përplasjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër