811
Shkup, 2 nëntor, Zhurnal.mk – Më 01.11.2026 në orën 13:00 në SPB Tetovë, një 49-vjeçar nga Tetova ka raportuar se është mashtruar nga personi M.O. (41) nga fshati Miletin i Tetovës për shumën prej 6.000 eurosh. Sipas kallëzimit, më 18.09.2026 ata kishin lidhur një kontratë me shkrim për shitblerjen e një automjeti pasagjerësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, por M.O. nuk e kishte paguar dhe as nuk e kishte kthyer automjetin brenda afatit të rënë dakord. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
