Kamionët mbi 20 tonë me kufizime nesër në autoudhë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 gusht Zhurnal.mk – Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, masa është marrë për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të jenë 32°C ose më shumë.

Kufizimi do të zbatohet vetëm në autoudhë, nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.

artikuj të ndërlidhura