Veliaj komandon Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të bashkisë Tiranë, dorëhiqet Hoxha

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 1 shtator, Zhurnal.mk – Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga detyra e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë, Eldi Hoxha.

Sipas medieve, pas dorëheqjes së Hoxhës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka komanduar Alban Dokushin në postin e Sekretarit të Përgjithshëm.

Dokushi rikthehet kështu në detyrë edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative, e cila kishte vendosur në favor të tij.

Lëvizjet në administratën e Bashkisë së Tiranës vijnë pas vendimit të Veliajt për të shkarkuar Anuela Ristanin, e cila ushtronte funksionet e kryetarit të bashkisë gjatë kohës që Veliaj ndodhet në paraburgim.

artikuj të ndërlidhura