Nikollovski: Treni i Qytetit do të sjellë transport më të shpejtë dhe më të lehtë për mijëra qytetarë

Nga D V
994 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 2 shtator, Zhuranl.mk – Treni i Qytetit ka filluar zyrtarisht punën, duke realizuar premtimin që linja e parë të niste më 1 shtator. Projekti synon të ofrojë transport publik më të shpejtë, më të lirë dhe më efikas, si dhe lidhje më të mirë të vendbanimeve periferike me qendrën e Shkupit.

Me një udhëtim simbolik në relacionin Zelenikovë – Stacioni i Ri Hekurudhor Shkup, u vu në funksion faza e parë e projektit.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski, theksoi se me nisjen e projektit po përmbushet një premtim i dhënë qytetarëve. “Premtuam se Treni i Qytetit do të fillojë më 1 shtator dhe kështu ndodhi. Ky është fillimi i realizimit të vizionit për transport publik më efikas”, tha ai.

Nikolovski pret që linja e re të jetë me dobi të madhe për kategori të ndryshme qytetarësh – nxënës, studentë, pensionistë dhe të gjithë ata që udhëtojnë çdo ditë drejt Shkupit. Ai shtoi se realizimi i trenit urban është dëshmi se me plan të qartë dhe vizion mund të realizohen projekte të mëdha infrastrukturore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër