Bardhi: Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5,2 herë më shumë se mesatarja e BE-së

Nga D V
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 3 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me rritjen e çmimeve të ushqimeve në Shqipëri.

Bardhi shprehet se, sipas të dhënave që referon në postimin e tij, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur këtë vit 5,2 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Ai ngre gjithashtu shqetësimin për situatën sociale, duke pretenduar se 30% e shqiptarëve kërcënohen nga uria.

“Qeveria ka zero reagim”, shkruan Bardhi në postimin e tij.

Në vijim, kreu i grupit parlamentar të PD-së rendit edhe disa nga kërkesat e opozitës për përballimin e situatës ekonomike, mes të cilave heqjen e menjëhershme të TVSH-së për ushqimet, arsimin falas dhe vendosjen e minimumit jetik.

Bardhi e ka shoqëruar reagimin me kritika ndaj qeverisë për mungesën, sipas tij, të masave për të lehtësuar barrën ekonomike mbi qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër