Shasivari – Solstrom: Vazhdon partneriteti me Suedinë në reformat dhe integrimin evropian

Nga D V
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 shtator, Zhurnal.mk – Thellimi i bashkëpunimit me Mbretërinë e Suedisë në reformat e gjyqësorit, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian ishte tema e takimit të sotëm të ministrit të drejtësisë Jeton Shasivari me ambasadorin e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ola Solstrom.

Ministri Shasivari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë, veçanërisht përmes UNOPS dhe angazhimit të ekspertëve, e cila kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet evropiane.

“Suedia është partneri ynë i rëndësishëm në procesin e reformave. Besoj se përmes ekspertizës, shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes konkrete mund të përmirësojmë edhe më shumë institucionet dhe të ofrojmë shërbime më të mira për qytetarët”, theksoi ministri Shasivari.

Në takim u shqyrtuan reformat aktuale të lidhura me Klasterin 1 – Vlerat fundamentale, si dhe obligimet nga Agjenda e Reformave në fushën e sundimit të ligjit. U diskutua edhe për mundësitë e iniciativave të reja të përbashkëta, veçanërisht në digjitalizimin e gjyqësorit, qasjen në drejtësi, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndihma juridike ndërkombëtare mes dy vendeve zhvillohet pa pengesa, pa çështje të hapura që do ta pengonin bashkëpunimin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër